Super Lajm per ish kreret e UÇK-së, votohet ligji i hages, ja reagimi i protestuesve

Kuvendi i Kosovës sapo ka votuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

 

Me këtë votim, Kuvendi ka përmbyllur procedurën parlamentare për ndryshimet në Ligjin për Specialen, pas një dite të gjatë debatesh dhe përplasjesh politike rreth rendit të veprimeve mes miratimit të ligjit dhe zgjedhjes së presidentit.

Projektligji i PDK-së parasheh ndryshime në mënyrën e trajtimit të rasteve që lidhen me Dhomat e Specializuara, përfshirë kufizimin e dënimit maksimal, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

 

Votimi i sotëm vjen pas miratimit të projektligjit në lexim të parë me 91 vota për, ndërsa PDK-ja gjatë gjithë ditës kishte insistuar që ai të miratohej përfundimisht para se të procedohej me çështjen e zgjedhjes së presidentit.