Çmendet babai i Arbër Hajdarit! Nuk i “plas” se ku do flejnë sonte banorët që iu dogj shtëpia: Secili ka…(video)

Pas flakëve që përfshinë pasditen e sotme kompleksin rezidencial të ndërtuar nga kompania “Arlis” e oligarkut Mand Lilo në Tiranë, dhjetëra banorë mbetën pa strehë, ndërsa shqetësimi për natën e parë pas tragjedisë u kthye në pyetjen kryesore.

 

Gjatë një deklarate për mediat, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, u përball me pyetjen direkte të gazetarëve:

Çfarë do të ndodhë me familjet që humbën shtëpitë nga zjarri dhe ku do të flenë ata sonte?

Përgjigjja e tij ka shkaktuar reagime.

 

Ai u shpreh se kjo situatë nuk e ka preokupuar në mënyrë të veçantë, duke theksuar se, sipas tij, banorët mund të gjejnë zgjidhje tek kushërinjtë, halla, daja pasi jemi shqiptarë.

Ndërkohë, në terren, familjet e prekura vijojnë të përballen me pasojat e menjëhershme të zjarrit, mes pasigurive dhe mungesës së një plani të qartë për strehimin emergjent, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE