Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për veprimet e Policisë së Kosovës gjatë protestave të fundit, duke vlerësuar qasjen e zyrtarëve policorë.
Kurti ka thënë se Policia ka treguar më shumë tolerancë në menaxhimin e situatës, ndërsa ka përmendur edhe pamjet që, sipas tij, dëshmojnë mënyrën se si është vepruar gjatë protestës.
Deklaratat e tij vijnë pas përplasjeve të së hënës, ku pati hedhje të mjeteve piroteknike dhe sendeve të forta drejt zyrtarëve policorë, ndërsa Policia përdori sprej, gaz lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës.
Kurti ka vazhduar me deklarimet e tij para mediave, duke iu referuar edhe videove të ngjarjeve dhe mënyrës së menaxhimit të protestës nga Policia.