Albin Kurti ia njeh njo kah njo krejt PDK-se kjo e fundit do te ju shokoj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur edhe për përpjekjet e institucioneve për miratimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara, duke përmendur hapat që, sipas tij, janë ndërmarrë nga Qeveria dhe Kuvendi.

 

Kurti tha se Qeveria e ka miratuar projektligjin, ndërsa më pas është thirrur seanca e Kuvendit, e cila u mbajt të hënën dhe ku projektligji kaloi në lexim të parë.

Sipas Kurtit, këto hapa nuk do të ishin të mundur pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai theksoi se nga ana e tyre janë ndërmarrë gjithsej katër hapa në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështjeje.

 

“Ne i bëmë katër hapa drejt tyre. PDK-ja asnjë hap nuk e bëri drejt nesh”, është shprehur Kurti.

Ai ka vazhduar tutje me kritikat ndaj PDK-së, duke e paraqitur situatën si një përpjekje të njëanshme për të gjetur zgjidhje, ndërsa palët politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për hapat e ardhshëm.