Në Kuvend vazhdon të mbetet e hapur çështja e ligjit për Specialen, pasi kërkesa e PDK-së është që fillimisht të bëhet miratimi përfundimtar i tij. Vetëm pas kësaj, sipas qëndrimit të shprehur nga kjo parti, mund të diskutohet për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të japë zgjidhje dhe votat për presidentin, por fillimisht kërkon që ligji të kalojë në leximin e dytë dhe të miratohet përfundimisht.
Ndërkohë, koha po ecën dhe presioni për një marrëveshje politike po rritet. Me vetëm rreth 10 orë në dispozicion, mbetet e paqartë nëse partitë do të arrijnë një dakordim për të dyja çështjet që po mbajnë peng zhvillimet politike në vend.