Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar publikisht pas aludimeve dhe materialeve intime që ditët e fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje të saj me një prej videove për të cilat është aluduar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Radi ka bërë të qartë se nuk shfaqet në asnjë prej materialeve të publikuara dhe se pretendimet që lidhen me emrin e saj janë të pavërteta.
Në reagimin e saj, këngëtarja ka paralajmëruar edhe ndjekje ligjore ndaj personave që, sipas saj, përpiqen të dëmtojnë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve
Radi është shprehur edhe kundër përhapjes së mëtejshme të këtyre materialeve, duke kërkuar bashkëpunimin e grave, vajzave dhe burrave për të mos i dhënë hapësirë asaj që ajo e cilëson si një situatë që po cenon emrat dhe privatësinë e njerëzve.
Postimi i plotë i Rozana Radit: