Kujdes, pamje të rënda! Del videoja e sulmit me thikë ndaj 32-vjeçarit në Shkodër (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e momentit kur një 32-vjeçar u plagos me thikë brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës.

 

Në videon e siguruar nga VoxNews, shihet një 18-vjeçar që mban në dorë një mjet prerës, ndërsa pak çaste më vonë 32-vjeçari rrëzohet në tokë pas goditjes së marrë.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Deri më tani, motivet e konfliktit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Pamjet e incidentit kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rikthyer vëmendjen te ngjarja e rëndë që ndodhi brenda ambienteve të institucionit shëndetësor.