Artur Shehu ‘fundos’ Edi Ramën!

Mashtrimi që Rama i bëri familjes Trump merr trajtë ndërkombëtare…

 

Kur Donald Trump u bë president i SHBA-së, ndër liderët më të gëzuar në rajon ishte Edi Rama.

Edhe pse ishte Sali Berisha ai që hapi shampanjën, ai që u lumturua pa masë ishte kryeministri shqiptar, i cili kishte nisur të afrohej me dhëndrin dhe vajzën e tij.

 

Rama i premtoi Jared Kushnerit ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit. Pra, dukej qartë se ishte një manovër për t’u afruar sa më shumë me familjen Trump. Dhe suksesi i parë u arrit te Bordi i Paqes, ku Rama siguroi një karrige atje.

Mirëpo, në momentin që familja Trump vendosi të nisë investimet (fillimisht në Zvërnec), duket se u përball me telashe, telashe të cilat kryeministri i kishte fshehur. Ndonëse Rama u kishte dhënë garanci për investimin, prona ku do të investohen 4 mld euro rezulton në procese gjyqësore dhe aty del një emër kontrovers: Artur Shehu.

Për të ne kemi shkruar disa herë, mirëpo sot të gjitha faqet e mediave ndërkombëtare janë mbushur me faktin se Artur Shehu është një trafikant që del në dosjet e SPAK dhe ai ka falsifikuar dokumentet e pronës ku do të investojë vajza e presidentit amerikan.

“Reuters” i ka kushtuar një artikull sot Artur Shehut, duke ia nxjerrë gjithë të palarat:

“Biznesmeni shqiptar me bazë në Miami, i kërkuar nga SPAK, dyshohet se falsifikoi dokumentet e pronës ku Jared Kushner planifikon të ndërtojë resortin miliardësh.

Një biznesmen shqiptar me bazë në Miami, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për dyshime se ka pastruar para të trafikut të drogës, dyshohet gjithashtu se ka falsifikuar dokumentet e pronësisë së tokës ku dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, planifikon të ndërtojë një resort me vlerë disa miliardë dollarë. Kjo bëhet e ditur në dosjet hetimore të SPAK, të shqyrtuara nga agjencia Reuters.

Biznesmeni Artur Shehu mohon të gjitha akuzat. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, konfirmoi se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Shehut për dyshime mbi pastrimin e parave të grupeve të trafikut të drogës. Sipas dosjeve hetimore, Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve evropiane dhe më pas kanë pastruar fitimet përmes krijimit të një perandorie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke përdorur edhe dokumente të falsifikuara pronësie”.