Ermal Panduri e ‘palon’ Arian Tahirin me kete qe i tha per te denuarit ne hage

Ermali përballë Ariana Musliu-Shoshit dhe Arian Tahirit: “Ku ishit ju?”

 

Në “Debat Plus” në Dukagjin, Ermali ka ngritur çështjen e dy personave të dënuar nga Dhomat e Specializuara, duke iu drejtuar Ariana Musliu-Shoshit dhe Arian Tahirit me pyetjen se ku ishin reagimet dhe iniciativat për ndryshime ligjore pas këtyre aktgjykimeve.

 

“Edhe dy njerëz tjerë u dënuan, Cali dhe Pjetër Shala.Pse nuk keni reagu per calin dhe shalen? Ku keni qenë ju?”, ka thënë Ermali gjatë debatit.

Ai ka kritikuar edhe mungesën e një iniciative konkrete për ndryshime ligjore pas dënimeve. “Ku është iniciativa për ndryshime ligjore kur janë dënuar këta?”, ka pyetur Ermali, duke shtuar se debati në studio, sipas tij, ka prodhuar më shumë zhurmë sesa veprimet e PDK-së në këtë drejtim.