Çka ndodhi? Edhe Adriatik Kelmendi i kerkon falje tash

Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, i ka kërkuar falje familjes së heroit të Kosovës, Shaban Shala, pasi fotografia e tij u shfaq gabimisht në një video të shkëputur nga emisioni.

 

Kelmendi sqaroi se mysafiri Vehbi Kajtazi kishte përmendur një person tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër, duke theksuar gjatë emisionit se nuk bëhej fjalë për heroin Shaban Shala.

“Na ka ndodhur një gabim teknik. Në njërën nga videot e shkëputura nga emisioni, për disa orë ka qëndruar fotografia e heroit të Kosovës, Shaban Shala”.

 

“Gabimi është përmirësuar, por e ndiej obligim t’i kërkoj falje familjes. Ju siguroj se ka qenë krejtësisht i paqëllimshëm”, tha Kelmendi./Klankosova.tv