Lajm i mire per Hashim Thaçin, ja cka u pa tash!

Wikipedia ka hequr nga pjesa hyrëse e biografisë së Hashim Thaçit përshkrimin “kriminel lufte i dënuar”.

 

Ky formulim ishte vendosur pranë emrit të ish-presidentit të Kosovës pas aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë.

Deri para ndryshimit, faqja hapej me fjalinë: “Hashim Thaçi është politikan kosovar dhe kriminel lufte i dënuar.”

 

Tash, në hyrje të biografisë, Thaçi përshkruhet vetëm si “politikan kosovar”. Më pas përmenden edhe postet që ka mbajtur, përfshirë atë të kryeministrit, ministrit të Jashtëm, zëvendëskryeministrit dhe presidentit të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit nuk është hequr nga biografia.

Ai përmendet më poshtë në faqe, ku është shtuar edhe një shpjegim për procesin në Hagë. Megjithatë, cilësimi i mëparshëm nuk përdoret më në pjesën hyrëse.

Ndryshimi vjen pas reagimeve dhe kundërshtimeve në Kosovë lidhur me formulimin që ishte përdorur.

Për këtë ka shkruar edhe profesori i UBT-së, Blerton Abazi. Ai kishte shpërndarë më herët çështjen dhe më pas njoftoi se teksti në Wikipedia ishte ndryshuar.

“Pjesa ballore e tekstit u ndryshua, ndërsa poshtë është shtuar shpjegimi i gjithë procesit. Nuk është më e mira, por megjithatë në hapje të faqes nuk figuron teksti i mëparshëm”, ka shkruar Abazi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë ndryshim, duke veçuar edhe “grupin e Wikipedia”.