PDK-ja sapo morri vendim te fuqishem, reagon ashper

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj një kronike të transmetuar në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së, ku thuhej se PDK kërkon “uljen e dënimeve për krerët e UÇK-së”.

 

Partia e ka cilësuar këtë raportim të pavërtetë dhe fyes, duke thënë se ai ia shtrembëron qëllimisht qëndrimin.

Në reagimin e saj, PDK thekson se e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe kërkon lirimin e plotë të çlirimtarëve. Ajo kërkon gjithashtu angazhim të plotë të shtetit për t’u siguruar mbrojtjen më të mirë të mundshme gjatë procesit të apelit.

 

Sipas PDK-së, këtij qëllimi i shërben edhe nisma e saj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.“Nuk pranojmë që kërkesa jonë për drejtësi dhe lirim të plotë të paraqitet para publikut si kërkesë për ulje dënimesh”, thuhet në reagim.

PDK vlerëson se kronika ngre shqetësime serioze për politikën redaksionale të transmetuesit publik dhe krijon përshtypjen e një shtrembërimi me prapavijë politike. Partia i ka kërkuar RTK-së ta korrigjojë menjëherë kronikën, ta sqarojë qëndrimin e saj dhe të kërkojë falje publike.