Daut Haradinaj i Aleancës, ka dërguar një mesazh nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.Haradinaj ka thënë se “shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”.
Reagimi i tij vjen pasi që kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Populli në këmbë për 12 ditë e natë, në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët.
Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”, thuhet në postimin e Haradinajt.