LAJMI FUNDIT| Sapo u zbulua kjo gjë për familjen e Bejadin Allaqit që u përmend dje në Speciale

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 

Jashari ka bërë thirrje që familja e Behajdin Hallaqit, i cili trajtohet si dëshmor i luftës, të reagojë publikisht lidhur me përmendjen e tij në procesin gjyqësor në Hagë.

“Familja e Behajdin Hallaqit i merr benefitet si dëshmor, të mos heshtë ndaj Hagës!”, ka deklaruar Jashari.

 

Deklarata e tij vjen në një kohë kur aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Çështja e Behajdin Hallaqit është përmendur gjatë procesit gjyqësor në Hagë, ndërsa deklarata e Jasharit ngre pyetje mbi qëndrimin publik të familjes së tij lidhur me këtë çështje.

Reagimet pas aktgjykimit kanë qenë të shumta, me figura publike dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve që kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara.