Çka po ndodh tash ne shesh, shihet tym i madh VIDEO

Djemtë e Kadri Veselit dhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, janë parë sot në shesh, në mesin e qytetarëve të mbledhur. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe kamerave.

 

Në bluzën e Klistorit shkruan “Liri për çlirimtarët”, ndërsa djali tjetër mban mbishkrimin “Liria ka emër UÇK”. Mesazhet e tyre janë parë gjatë tubimit dhe janë bërë pjesë e pamjeve që po qarkullojnë.

Ndërkohë, në shesh është krijuar një atmosferë e veçantë, teksa është parë edhe tym i bardhë mbi turmën e qytetarëve. Të mëdhenj e të vegjël janë parë në këmbë, duke ndjekur zhvillimet dhe duke marrë pjesë në tubim.

Pamjet nga sheshi tregojnë numrin e madh të qytetarëve të mbledhur, ndërsa prania e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së ka sjellë edhe momente emocionale gjatë protestës.