“U dënuan shumë pak, turp!” – Vladimir Kusturi me deklaratë të ashpër pas aktgjykimit në Hagë

Pas aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka ardhur edhe një reagim i ashpër nga personi që në rrjetet sociale identifikohet me emrin Vladimir Kusturi.

 

Kusturi ka komentuar vendimin për dënimet e shqiptuara, duke shkruar se, sipas tij, të dënuarit “u dënuan shumë pak”.

“U denuan shume pak, turp!”, ka shkruar ai.

 

Në të njëjtin postim, Kusturi ka vazhduar me një deklaratë të fortë politike, duke e cilësuar Kosovën si “pseudorepublikë” dhe duke bërë një akuzë të përgjithshme ndaj shqiptarëve.

“E verteta per pseudorepubliken e kosoves ku shqiptari i ben keq dhe vret shqiptarin duke fshehur dhe mbuluar fytyren me simbole dhe flamur kombetar”, thuhet në postimin e tij.

Deklarata ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, veçanërisht për shkak të gjuhës së përdorur ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, në një ditë kur vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë.