Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe mbledhjen e përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, transmeton Gazeta Metro.
Takimi ishte planifikuar të mbahej sot, por është shtyrë për nesër, pasi disa deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së partisë ndodhen në Hagë.
“Nesër paradite do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së”, deklaroi një burim për Nacionale.