Sot, më 16 shtator, vëmendja e Kosovës dhe e shqiptarëve në diasporë është përqendruar në Hagë, ku Dhomat e Specializuara do të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
SHIKO LIVE – Seanca në gjuhën shqipe
Të katër ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave të ngritura kundër tyre, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë kërkuar aktgjykim lirues.
Interesimi për seancën është jashtëzakonisht i madh, ndërsa në Hagë janë mbledhur familjarë, ish-bashkëluftëtarë, figura publike dhe qytetarë të shumtë shqiptarë për të përcjellë zhvillimet nga afër.
Vendimi që shpallet sot nuk është juridikisht “verdikt final”, por aktgjykim i shkallës së parë. Pas tij ekzistojnë procedura të ankimit.