Geci paralajmëron: Haga do më arrestoj

Sabit Geci pranon live në “Debat Plus” se i kanë treguar për një arrestim të mundshëm nga Haga. Gjatë debatit, Geci deklaroi se miq të tij jashtë Kosovës e kanë paralajmëruar se mund të arrestohet shumë shpejt.

 

“Mi kanë treguar miqtë e jashtëm që do të më arrestojnë shumë shpejt nga Haga”, është shprehur Geci gjatë paraqitjes së tij live, duke folur për zhvillimet e fundit dhe situatën pas vendimeve të Gjykatës Speciale.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur në Kosovë po diskutohet gjerësisht për vendimet e fundit të Speciales në Hagë. Geci nuk ka dhënë detaje të tjera publike se kush e ka informuar apo nëse ka marrë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me një arrestim të mundshëm.