Protestuesit sapo morren vendim te rende, VIDEO

Protestuesit nuk janë ndalur as pas zhvillimeve të sotme dhe kanë vazhduar marshimin në Prishtinë. Një grup qytetarësh është nisur sërish në drejtim të zyrave të EULEX-it, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Gjatë marshimit, protestuesit kanë mbajtur flamuj dhe kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Në mesin e tyre janë dëgjuar thirrje në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.