E papritur/ Zbulohet e kaluara e banores së BBVK 5, ja ku ka marrë pjesë më parë

Nora Tushi, e cila është pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, po tërheq vëmendje të madhe

 

edhe jashtë formatit. Në rrjetin social TikTok po qarkullojnë me të madhe video nga

performancat e saj në disa nga spektaklet më të njohura muzikore në Gjermani,

 

përpara se ajo të bëhej pjesë e reality show-t.

Eksperienca e saj e parë në televizionet gjermane daton në vitin 2019, kur në moshën 19-vjeçare mori pjesë në sezonin e nëntë të ‘The Voice of Germany’. Në audicionet e fshehta ajo interpretoi këngën ‘Without Me’ nga Halsey, mirëpo kjo performancë nuk arriti të bindte anëtarët e jurisë për të kthyer karriget.

 

Pesë vite më vonë, në vitin 2024, Nora vendosi të sprovohej sërish në skenë, këtë herë në spektaklin ‘Deutschland sucht den Superstar’ (DSDS). Përmes interpretimeve të këngëve ‘Jealous’ nga Labrinth dhe ‘Flowers’ nga Miley Cyrus, ajo siguroi kalimin në fazat e mëtejshme. Ndër këngët e tjera që solli përgjatë garës ishin edhe ‘Bruises’ dhe ‘Take Me to Church’.

Në këtë garë ajo arriti të kualifikohej mes 20 konkurrentëve më të mirë, duke marrë pjesë në fazën e zhvilluar në Kretë të Greqisë, përpara se rrugëtimi i saj të përfundonte me eliminim më 30 tetor 2024. Një detaj nga kjo përvojë ishte edhe prania e reperes shqiptare Loredana në jurinë e spektaklit, një artiste të cilën Nora e kishte veçuar si njërën nga më të admiruarat prej saj. Pamjet që po qarkullojnë po zbulojnë për publikun përpjekjet e saj për të ndërtuar një karrierë në muzikë.

Kujtojmë se më parë janë ngritur dyshime edhe për jetën e saj brenda shtëpisë, ku pamjet e saj duke u përqafuar e ledhatuar me Rron Isufin nxitën reagime rreth një romance të mundshme.