Kryetari i Veteranëve në Mitrovicë ka folur nga Haga lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën dhe mundësinë e një vendimi që nuk do të ishte në favor të tyre.
“Po më vjen rëndë edhe me mendu, por nëse nuk lirohen, ka me pasë pasoja”, ka deklaruar ai nga Haga, duke theksuar emocionet dhe shqetësimin që po përcjellin mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së.
Ai u bëri thirrje të pranishmëve dhe qytetarëve që ta përcjellin me vëmendje zhvillimin e procesit, ndërsa në Hagë janë mbledhur edhe mbështetës të shumtë që po kërkojnë drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.