Mësohet nëse do të jetë Kurti në Hagë për seancën ndaj çlirimtarëve

Sytë janë drejtuar tashmë nga Haga. Të mërkurën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, pritet të shpallet verdikti i shkallës së parë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

 

Pas një procesi gjyqësor disavjeçar, vendimi i trupit gjykues pritet me interesim të madh, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Hagë dhe më gjerë.

Por, a do të jetë Kurti në Hagë?

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të udhëtojë drejt Hagës, por atje do të ketë dy përfaqësues të Qeverisë.

Bëhet fjalë për Glauk Konjufcën dhe Andin Hotin.