U raportuan nga familjarët të zhdukur/ Babë e bijë në Lezhë gjenden të aksidentuar për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin dytësor Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, duke u përmbysur.

 

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës.

Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave. Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.