Ermali ka vazhduar intervistën duke e pyetur Albulena Haxhiun se si është ndier pas shpalljes së vendimit në Hagë, duke marrë parasysh se ajo është mbesa e Ahmet Haxhiut, të cilin e ka përmendur si një nga njerëzit që ka vendosur themelet e UÇK-së.
Haxhiu ka rrëfyer se vendimi e ka prekur shumë dhe se është ndier keq pas shpalljes së tij. Ajo ka thënë se nuk e kupton arsyen pse janë bërë këto akuza dhe e ka cilësuar vendimin si të padrejtë.
“Një vendim i tillë më ka prekur shumë dhe jam ndier shumë keq ne at dite me 16 shtator. Nuk e kuptoj pse më akuzojnë. Është vendim i padrejtë”, ka deklaruar Haxhiu.