“Shpërthen” Duda Balje – Ky është paralajmërimi i saj

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se zhvillimet e fundit politike mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

 

Para hyrjes në Kuvend, Balje u pyet për vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë.

Sipas saj, ky vendim mund të jetë pjesë e një plani politik të VV-së për mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor.

“Unë mendoj se këtu është një hap i planit që kanë pasur për zgjedhje në dhjetor, dhe domethënë janë tu shku me hapa qysh kanë planifikuar. Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente”, tha Balje.

Ndiqni pamjet ne vazhdim: