Aktivistja nga Sanxhaku Amina Nuraj ka kritikuar politikanët që e quajnë Albin Kurtin “hajn”, duke u kërkuar të tregojnë si e kanë krijuar pasurinë me pagë deputeti.
Ajo thotë se nuk po mbron askënd, por kërkon standard dhe llogaridhënie të njëjtë për të gjithë.
Postimi i saj:
Nuk jam më me asnjë parti politike në Kosovë, por po i shoh e po i dëgjoj disa politikanë që e quajnë z. Albin Kurti “hajn”.
Pashë Zotin, para se ta quani dikë “hajn”, dilni para popullit dhe tregoni si e keni bërë pasurinë tuaj me një pagë deputeti. Si u blenë vilat, tokat e pronat që kushtojnë qindra mijëra euro? Një veturë e mirë, hajde, kuptohet… por vila e toka pa fund?!
Unë s’po mbroj askënd. Po kërkoj të njëjtin standard për të gjithë. Nëse kërkoni llogari nga të tjerët, bëhuni gati ta jepni edhe ju llogarinë për veten.
Inshallah bëhem edhe unë deputete një ditë, se me një pagë deputeti mezi pres ta shoh a do të mundem me ndërtu një copë shpie për vete… e jo me ble vila e toka! 😉
Mos e përdorni fjalën “hajn” aq lehtë. Se kur gishti drejtohet nga dikush tjetër, katër gishta janë të drejtuar nga vetja.