Zhvillime të mëdha jashtë Kuvendit – Ja çfarë po ndodhë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme, në rendin e ditës së së cilës është përfshirë ligji për Dhomat e Specializuara.

 

Të pranishmit kanë shfaqur mbështetjen e tyre për miratimin e këtij ligji, ndërsa mesazhi i tyre kryesor është “Votoni ligjin”.

Seanca pritet të nisë pas pak, ndërsa pritet që deputetët të shqyrtojnë dhe të votojnë projektligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.