Pas disa ditësh ku në rrjetet sociale kanë qarkulluar vetëm fragmente, tashmë është publikuar një video më e gjatë nga përplasja mes Joz Markut dhe Edi Kuçit.
Materiali, i cili zgjat rreth 2 minuta e 50 sekonda, sjell më shumë momente nga ajo që ka ndodhur para dhe gjatë konfliktit.
Në fillim të videos shihet edhe një tabelë trafiku “STOP”, e cila mbahet në duart e njërit prej personave që ndodhen pranë Jozit. Nga renditja e pamjeve krijohet përshtypja se Edi është ndalur me automjet, ndërsa Jozi dhe persona të tjerë ndodhen pranë një makine tjetër.
Më pas nis përballja mes tyre. Në video dëgjohet Jozi duke i kërkuar llogari Edit për disa deklarata dhe fyerje që ky i fundit kishte bërë më herët në rrjetet sociale.
Situata bëhet e tensionuar dhe, në një moment, Jozi shihet duke e goditur Edin me shuplakë.
Në pjesën e fundit të videos dëgjohet Jozi duke i kërkuar Edit të ulet në gjunjë. Edi shihet duke u ulur dhe duke kërkuar falje, ndërsa me këtë moment përfundon edhe materiali i publikuar.
Pamjet e para të incidentit nisën të qarkullonin më 2 shtator, ndërsa më pas u publikuan edhe sekuenca të tjera. Pas tyre, Edi reagoi në rrjetet sociale me mesazhin:
“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm!”
Me këtë reagim, Edi la të kuptohej se gjatë përplasjes ishte përballur i vetëm me një grup personash.
Videoja e re sjell një tjetër pjesë të ngjarjes, por rrethanat e plota dhe shkaku që çoi në konflikt mbeten ende objekt diskutimi.