Gazetari Elton Tozaj ka bërë një reagim publik e urgjent përmes rrjeteve të tij sociale, ku bën me dije se është përballur me kërcënime me jetë.
Sipas gazetarit, vala e kërcënimeve direkte ka ardhur menjëherë pas deklaratave të tij të bëra lidhur me përplasjen fizike mes personazheve Jozit dhe Edit, ngjarje ku ai shprehet se ka dënuar hapur dhunën nga të dyja palët.
Përmes një postimi në Instagram, Tozaj u ka bërë thirrje organit të Policisë dhe Prokurorisë që të ndërhyjnë pa humbur kohë për të nisur hetimet ndaj personave përgjegjës.
“Pas deklaratave të mia të djeshme në Kosovë lidhur me përplasjen fizike mes Jozit dhe Edit—ku dënova hapur dhe pa asnjë ekuivok dhunën nga të dyja palët—jam përballur me një valë të egër dhe të panumërt kërcënimesh direkte për jetën! U bëj thirrje urgjente organeve kompetente, Policisë dhe Prokurorisë, të marrin në konsideratë këtë situatë kritike dhe të me nisin pa humbur asnjë sekondë hetimet për këta maskarenj pas tastierave! Guximi për të kërcënuar me jetë një gazetar dhe për të mbjellë terror e dhunë nuk do të tolerohet!”, shkruan ai.
Në përmbyllje të reagimit të tij, gazetari ka përdorur edhe disa hashtag-ë ndërgjegjësues si #StopDhunës,