4 të arrestuar në Podujevë, kjo është arsyeja

Katër persona janë arrestuar në raste të ndryshme në Podujevë, pas incidenteve me armë gjatë ahengjeve familjare, ku policia ka sekuestruar pistoleta me gaz, gëzhoja dhe fishekë.

 

Sipas raportit policor, rasti i parë është regjistruar më 9 gusht rreth orës 18:50, ku një person i dyshuar kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga ai është konfiskuar një pistoletë me gaz, gjashtë gëzhoja dhe 20 fishekë.

Në dy raste të tjera, të regjistruara rreth orës 21:50 dhe 22:00, policia ka konfiskuar nga një pistoletë me gaz dhe përkatësisht gjashtë dhe katër gëzhoja, pas të shtënave gjatë ahengjeve familjare.

Ndërsa në rastin e katërt, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe 12 gëzhoja të fishekëve të armës me gaz.

Të katërsh janë intervistuar nga policia dhe, me urdhër të prokurorit, janë liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt.

Rastet po hetohen nga organet kompetente. /PodujevaSot