A ka veture personale Albin Kurti? Kjo eshte pergjigja qe do iu shokoje

Në deklarimin e publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Kurti ka deklaruar edhe se qiraja e banesës ku jeton është rritur nga 250 në 350 euro.

 

Ndërkohë, Kurti vazhdon të deklarojë si pronë të paluajtshme vetëm një banesë në vlerë prej 530 mijë eurosh, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Sipas asaj që ka deklaruar, Kurti ka në llogarinë bankare 16.41 euro, për dallim nga 1551 euro që i deklaronte një vit më parë.

Ajo që bie në sy në deklarimin e pasurisë është se Albin Kurti nuk ka deklaruar asnjë veturë personale në emër të tij. Të hyrat e tij për vitin 2025 janë 21,315.76 euro nga paga si kryeministër, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar 51 mijë euro të hyra vjetore.