Vepron Presidenti Begaj, merr këtë vendim

Presidenti i Shqipërisë pritet që nesër të mbajë një mbledhje të përgjithshme me krerët e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë, ku në fokus pritet të jetë situata e fundit në vend dhe zhvillimet e fundit politike.

 

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, në këtë takim pritet të diskutohen zhvillimet aktuale, sfidat me të cilat po përballet vendi dhe hapat e mundshëm për tejkalimin e situatës.

Një nga mundësitë që, sipas burimeve, pritet të jetë pjesë e diskutimeve është edhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se kjo çështje do të jetë në rendin e ditës apo se është marrë ndonjë vendim për shpalljen e zgjedhjeve.

 

Mbledhja e pritshme mund të shërbejë si një moment i rëndësishëm për vlerësimin e situatës dhe koordinimin mes institucioneve të shtetit dhe atyre të sigurisë.

Pritet të shihet nëse nga ky takim do të dalin vendime konkrete apo sinjale të reja lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri.