Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së këtij subjekti politik, ka bërë një shkrim pak para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm, që pritet të mbahet të enjten nga ora 18:00.
Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se LDK’ja nuk mund të qëndrojë duarkryq para rezultateve të dobëta zgjedhore qëndrore dhe lokale, siç po e kërkon lidershipi aktual i partisë, shkruan Insajderi.
“Kuvendi i LDK-së është thirrur pasi nuk pajtohemi me humbjen në tri palë zgjedhjeve parlamentare dhe me humbjen e dy komunave në zgjedhjet lokale. Nuk mund të ulim kokën dhe të ndihemi rehat me këto rezultate të dobëta, siç po na thotë, praktikisht, lidershipi aktual i LDK-së duke kundërshtuar thirrjen e Kuvendit. Një LDK që e ul kokën përballë këtyre humbjeve nuk i shërben Kosovës. Një LDK e tillë mund të jetë vetëm në interes të kundërshtarëve politikë”, tha ndër të tjera ai.