Kjo gje e hidhur i ndodhi kesaj gruaje ne llap

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 18:00 në Podujevë, ku një grua ka mbetur e lënduar pas një konflikti me bashkëshortin e saj.

 

Sipas informacioneve, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Policia ka intervistuar të dyja palët, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /PodujevaSot