Një qytetare nga Durrësi ka ngritur shqetësimin për zhurmat e vazhdueshme gjatë natës në lagjen ku jeton, duke pretenduar se situata është bërë e papërballueshme për banorët.
Sipas denoncimit të publikuar nga JOQ Albania, problemi lidhet me muzikën me volum të lartë, sjelljen e disa turistëve dhe drejtuesve të automjeteve, të cilët, sipas saj, prishin qetësinë publike deri në orët e para të mëngjesit.
Së bashku me denoncimin është publikuar edhe një video, ku shfaqet një grup të rinjsh duke festuar mes pallateve gjatë natës. Në një moment, një vajzë hipën mbi një automjet të parkuar dhe nis të kërcejë, ndërsa muzika vazhdon me volum të lartë.
Qytetarja pretendon se banorët janë përballur me situata të ngjashme pothuajse çdo natë dhe kërkon më shumë patrullime dhe ndërhyrje nga autoritetet për të garantuar qetësinë publike.