Mbi 33 mijë regjistrime nga diaspora deri më tani, shumë mbështetës të LVV-së publikojnë edhe biletat për të ardhur në Kosovë për votim
Interesimi i diasporës për zgjedhjet e ardhshme po vazhdon të rritet çdo ditë. Sipas të dhënave që po qarkullojnë në publik, deri më tani janë regjistruar mbi 33 mijë qytetarë nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Gazeta Minuti.
Në rrjetet sociale është vërejtur një mobilizim i madh, ku shumë mërgimtarë kanë publikuar konfirmimet e regjistrimit të tyre, ndërsa një pjesë e konsiderueshme kanë ndarë edhe fotografi të biletave të aeroplanit, duke treguar se do të udhëtojnë drejt Kosovës për të votuar fizikisht.
Po ashtu, në shumë komente dhe postime publike, qytetarë nga diaspora kanë deklaruar hapur mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti. Në publikimet e ndryshme në Facebook e TikTok, shumë prej tyre shkruajnë se janë regjistruar enkas për ta mbështetur Kurtin edhe në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Minuti.
Ky mobilizim i diasporës po shihet si një sinjal i rëndësishëm politik, pasi vota e mërgatës pritet të ketë ndikim të madh në rezultatin final zgjedhor. Në veçanti, mbështetësit e LVV-së po zhvillojnë një fushatë intensive online, duke bërë thirrje për regjistrim dhe pjesëmarrje sa më masive në votime.