Voziti gati 200 me Lamborghini dhe e poston videon në rrjete sociale, poIicia ia merr Iejen dhe e dënon kosovaren 300 euro

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro një shofere që ka vozitur me shpejtësi 197 km/h në autostradë.

 

Ndëshkimet ndaj vozitësin kanë ardhur pasi ai e ka publikuar videon në rrjetet sociale.

“Në bazë të video incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili me automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë e kufizuar në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 130 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 197 km/h”, thuhet në njoftim.

 

Përveç gjobës prej 300 eurosh, sipas policisë, të njëjtës i janë shqiptuar 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.