MAT ju sjellë një dokumentar ekskluziv që ju kthen, 27 vjet pas luftës, për të rrëfyer historinë e lavdishme të Brigadës 111 „Adem Jashari“, e njohur gjerësisht në popull si „Tigrat e Zi“.
Përmes rrëfimeve rrëqethëse dhe plot krenari të protagonistëve – si komandanti Jahir Demaku, shefi i shtabit Esad Çollaku, oficiari i trajnimeve Ferid Berisha (Komandant Shkupi) dhe luftëtarë të tjerë – ky material sjell dëshmi unike mbi disiplinën e hekurt, uniformat me bereta të kuqe dhe sakrificën e rreth 100 djemve të rinj, kryesisht studentë, që u shndërruan në makthin e ushtrisë serbe.
Dokumentari sjellë detaje dhe rrëfime mbi betejat dhe operacionet taktike të brigadës 111 Adem Jashari”.
Rrëfimi për përballjen e rreptë të prillit 1999 në Abri, Ofensivën e Shtatorit, operacionin për rimarrjen e shtabit të UÇK-së në Likoc dhe thyerjen e njësive speciale serbe të udhëhequra nga kriminelët serb “Arkan” dhe „Legia“.
Operacioni Sekret i Goleshit: Si arritën vetëm 35 ushtarë, të depërtonin në tunelet e Goleshit dhe të merrnin armatimin antitank që ndryshoi rrjedhën logjistike të luftës. Dëshmitarët e Parakalimit Historik: Prapaskenat e video-mesazhit të famshëm të parakalimit në Abri, i cili theu propagandën serbe dhe i riktheu shpresën një kombi të tërë.
MAT sjellë edhe kujtimet për dëshmorët e kësaj brigade si: Afrim Kiçina, Xhevat Demaku, Bedri Demaku, Imer Shala, Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, Fehmi Rama, Bejtë Rexhepi, Ali Krasniqi, Alban Halilaj, Faik Dragaj, Hasan Hasani. Driton Demaku e Nasuf Goxhuli, si dhe rolin e Besim Malës – Murrizit tek “TIGRAT E ZI”.