Nesër varroset i riu që ndërroi jetë në Liqenin e Batllavës

Varrimi i Lirim Ruhanit, i cili vdiq tragjikisht në Liqenin e Batllavës do të bëhet nesër më 2 korrik në ora 17:00.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Prapashticë, rruga Naser Hasani.

 

Trupi i pajetë i 25 vjeçarit u gjet sot pa dy ditë kërkimesh.

Ai dyshohet se kishte rënë në ujë nga një mjet lundrues (anije).