Pamje trishtuese nga fluturimi i linjes Dusseldorf–Prishtinë, panik e madhe VIDEO

Pasagjerët e një fluturimi në linjën Düsseldorf–Prishtinë kanë përjetuar momente të vështira për shkak të turbulencave të forta të shkaktuara nga moti i keq.

 

Sipas dëshmive të pasagjerëve, aeroplani u përball me lëkundje të forta gjatë fluturimit, duke shkaktuar panik në kabinë. Për disa minuta, udhëtarët mbetën të frikësuar, ndërsa ekuipazhi u bëri thirrje të gjithëve të qëndronin të ulur me rripat e sigurimit të lidhur.

Pavarësisht situatës së tensionuar, fluturimi përfundoi me ulje të sigurt në Aeroportin e Prishtinës dhe nuk raportohet për të lënduar.