Një veturë është përfshirë nga flakët pasditen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Duhël.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve të Suharekës, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Deri më tani nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërsa shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit mbeten ende të panjohura.
📸 Foto: Zjarrfikësit e Suharekës | 03.06.2026.
