Çfarë po ndodh në Zveçan? Sveçla dhe ekipi i tij “zbarkojnë” në veri

Tre zyrtarë të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, Artane Rizvanolli dhe Dimal Basha, kanë qëndruar në Zveçan ku thanë të kenë marrë në kontroll një stacion të trenit.

 

Aty ata zëvendësuan tabelën e vjetër që ishte në ciriliqe dhe e vendosën të Republikës së Kosovës.

Sveçla, Basha dhe Rizvanolli u deklaruar edhe për mediat serbe atje.