Në nisje të fushatës zgjedhore, kryetari i Albin Kurti ka lëshuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se qytetarët nuk kanë nevojë për “propagandë e mllef”, por për vizion dhe punë konkrete.
Gjatë fjalimit para mbështetësve, Kurti deklaroi se lista e subjektit të tij “nuk është bërë mbi famë boshe apo pazare politike”, koment që u interpretua si goditje direkte ndaj Osmanit dhe zhvillimeve të fundit në skenën politike.
“S’na duhet propagandë e mllef, sepse lista jonë nuk është bërë mbi famë boshe apo pazare politike”, është shprehur Kurti në hapjen e fushatës.
Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, duke e kthyer përplasjen mes dy figurave politike në një nga temat më të komentuara të ditës.