LAJMI I FUNDIT: Dalin pagesat për këta qytetarë – kontrolloni llogaritë!

Sot pritet të realizohet procesi i pagesave për një numër të madh qytetarësh që përfitojnë nga skemat sociale dhe pensionale në vend.

 

Sipas të dhënave, pagesat do të bëhen për rreth 272 mijë pensionistë, të cilët përfitojnë pensionet e tyre mujore në bazë të skemave përkatëse, shkruan Gazeta Minuti.

Po ashtu, në të njëjtën ditë do të kryhen edhe pagesat për rreth 14 mijë përfitues të skemave të invalidëve të luftës dhe viktimave civile, duke përfshirë kategori të ndryshme që gëzojnë mbështetje institucionale.

Procesi i ekzekutimit të pagesave pritet të përfundojë brenda ditës, ndërsa përfituesit mund t’i tërheqin mjetet përmes kanaleve të zakonshme të pagesave.