Vetëm një javë pasi iu bashkua LDK-së, ja çfarë bëri Albena Reshitaj

Albena Reshitaj e ish-grupit parlamentar të Vetëvendosjes, tash e dalë në kuadër të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, veçse ka bërë ndryshimet e para.

 

Në një postim vetëpromovues, ajo krahas numrit të listës zgjedhore brenda LDK-së, e ka bashkëngjitur edhe fotografinë e Ibrahim Rugovës, presidentit historik të vendit.

“Në momentet më vendimtare për vendin, kam zgjedhur gjithmonë Republikën mbi interesat personale apo partiake. Kam qenë aty kur Kosovës i duhej stabilitet, kur një votë mund të shmangte zgjedhjet e panevojshme. Kam qenë aty kur të tjerët zgjodhën heshtjen dhe rehatinë politike; unë u reshtova krah popullit në zgjedhjen e Presidentes Vjosa Osmani. Kam qenë aty edhe kur, me votën time, munda ta defaktorizoja Listën Serbe në institucionet tona,” shkroi ajo.