Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Takimi është paralajmëruar të mbahet pas orës 16:00, ndërsa në fokus pritet të jenë zhvillimet e fundit politike, përfshirë çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri dhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Para takimit me Hamzën, Kurti është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet apo temat e diskutuara në këtë takim.Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar gjatë ditës se mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e saj, nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 6 tetor.