Albin Kurtit i vije një përkrahje e fuqishme pak ditë para zgjedhjeve

Boksieri shqiptar Luan Krasniqi ka reaguar lidhur me situatën politike në Kosovë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke thënë se vendi ka nevojë për stabilitet dhe unitet, e jo përçarje politike.

Në një deklaratë publike, Krasniqi u shpreh se zgjedhjet nuk është dashur të përsëriten, pasi sipas tij qytetarët kanë nevojë për qetësi, punë dhe përkushtim institucional.

“Zgjedhjet e tashme në Kosovë nuk është dashur të përsëriten. Përçarja politike është e panevojshme, sepse populli ka nevojë për stabilitet, punë dhe unitet.

E drejta fiton gjithmonë. Albin Kurti punon dhe vepron për popullin e vet, ndërsa koha do t’i tregojë të gjitha.

Kosova ka nevojë për qetësi, respekt dhe përkushtim ndaj qytetarëve.”