Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të Istogut, ku një konflikt mes dy familjeve ka eskaluar në rrahje masive, duke alarmuar banorët e zonës.
Sipas informacioneve të para, përleshja ka ndodhur rreth orës 08:50 dhe në të janë përfshirë shtatë persona.
Një rrahje masive është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të Istogut, ku shtatë persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes dy familjeve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ndërsa në vendin e incidentit kanë dalë njësitet policore për të vënë situatën nën kontroll dhe për të nisur hetimet lidhur me rastin.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se personat e përfshirë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Personat kanë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.
Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv, motivi i përleshjes dyshohet të ketë qenë prishja e një miqësie mes dy familjeve, çka më pas ka eskaluar në konflikt fizik.
Policia po vazhdon trajtimin e rastit dhe mbetet të shihet nëse ndaj personave të përfshirë do të ngrihen kallëzime përkatëse pas përfundimit të procedurave hetimore.