Ky është polici i cili u vra gjatë detyrës

Në një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.

Polici i Shqiponjave Enea Mekolli humbi jetën dhe efektivi Edison Adri mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes me armë me shtetasin Violand Braçellari, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Podenës për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv të forcave “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe duke plagosur kolegun e tij.